Pule me perime
Category:
Mishi i pulës mund të gatuhet në mënyra nga më të ndryshmet. Në këtë recetë ne e kemi sjellë të gatuar me perime të ndryshme. Kjo është një pjatë shumë e shijshme dhe jo shumë e vështirë në përgatitje.
Super easy
Cheap
Preparation time
Waiting time
30m
Ingredients
For 4 Person(s)
Pule me perime
- 1 pule
- 1 qepe
- 1 karrote
- 2 dege selinoje
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 1 kungull
- 2 domate
- 1 thelpi hudhre
- 7 luge gjelle vaj ulliri
- pak kripe
- pak piper
- 1 luge gjelle majdanoz i grire holle
- 1 dege rozmarine
- 2 gjethe sherebele
- 1 gote vere e bardhe
Pule me perime Directions
- Fillojmë përgatitjen me pastrimin e pulës. E presim në thela të vogla. E lajmë dhe e thajmë me letër kuzhine. Pastrojmë dhe qërojmë perimet me radhë. I presim perimet në copa të vogla. Qepën e grijmë hollë.
- Hedhim në një tigan të madh vaj ulliri e më pas shtojmë copat e mishit të pulës. I skuqim mirë nga të dyja anët.
- Pasi mishi është skuqur shtojmë qepën e grirë, karrotën dhe selinonë e prerë në copa. Shtojmë gjithashtu dhe degën e rozmarinës, gjethet e sherebelës dhe hudhrën. I lemë disa minuta të kavërdisen e më pas i shuajmë me verë. Lemë të avullojë alkooli i verës e më pas shtojmë perimet e tjera, (specin,kungullin e domatet) të prera në copa. Shtojmë pak kripë e piper dhe mbulojmë tiganin me kapak. Lemë të piqet me zjarr të ngadaltë përreth 30 minuta derisa mishi i pulës të piqet. Nëse e shohim që pula është tharë mund të shtojmë një garuzhde brodo (leng mishi)
- Kur mishi është pjekur, fikim zjarrin dhe shtojmë majdanozin e grirë hollë. (Duhet të kemi kujdes që të heqim hudhrën, sherebelën dhe degën e rozmarinës nga tigani).
- Hedhim pulën me perime në pjata dhe e shërbejmë të ngrohtë.
- Ju bëftë mirë!
|