Kunguj me domate e mocarelaFeatured

Category: 

Kjo pjatë e freskët është ideale për një aperitiv me miqtë apo për një antipastë të shijshme. Këto feta kunguj me domate duken si pica të vogla, për vetë faktin që janë me salcë e mocarela sipër. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur, mjafton të pjekësh në zgarë fetat e kungujt e ti hedhësh sipër salcën dhe djathin. Pëlqehen nga e gjithë familja.

Super easy
Cheap
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 4 Person(s)

Kunguj me domate e mocarela

  • 3 kunguj te rrumbullaket
  • 200 gr djathe mocarela
  • 100 gr salce domate per pica
  • pak kripe
  • pak piper
  • pak rigon
  • disa gjethe borzilok i fresket
  • pak vaj ulliri

Kunguj me domate e mocarela Directions

  1. Pasi i kemi pastruar e larë mirë kungujt, i presim në feta me trashësi rreth 3-4 cm.
  2. I pjekim në zgarë kungujt e prerë. Më pas, pasi janë pjekur të gjithë, i vendosim me kujdes në një tepsi me letër furri poshtë.
  3. Sipër fetave vendosim nga një lugë salcë, kripë, piper, rigon e vaj ulliri. Vendosim tepsinë në furrë 220°C përreth 5-10 minuta. 
  4. Ndërkohë presim djathin mocarela në copa kubike të vogla. Më pas nxjerrim tepsinë nga furri dhe vendosim mbi fetat e kungullit copa mocarela dhe borzilok. Vendosim përsëri tepsinë në furrë për disa minuta derisa të jetë shkrirë mocarela. Fetat e kungullit janë gati për tu shërbyer.
  5. I vendosim në një pjatë dhe mund ti servirim si të ngrohta ashtu dhe të ftohta për një aperitiv me miqtë.
  6. Ju bëftë mirë

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top