Salca TzatzikiFeatured

Category: 

Salca tzatziki është shumë e mirë për të shoqëruar pjatanca me mish e perime. Dhe jo më kot gjen një përdorim të gjerë në përgatitjen e sufllaqeve.

Super easy
Cheap

Salca Tzatziki

Similar recipes

Preparation time

Ingredients

For 4 Person(s)

Salca Tzatziki

  • 2 gota kos grek ( ose salce kosi)
  • 2 kastravec
  • 2 luge vaj ulliri
  • 3 thelpinj hudhre
  • 1 luge koperr e grire holle
  • pak kripe
  • pak piper
  • gjysme limoni

Salca Tzatziki Directions

  1. Si fillim qërojmë kastravecat. I presim në copa shumë të vogla me thikë. Më pas i hedhim kripë, i përziejmë dhe i vendosim në një kullonjëse. I lemë kështu përreth gjysëm ore, në këtë mënyrë humbin ujin që kanë.
  2. Më pas hedhim kosin në një grirës elektrik, shtojmë me radhë gjithë përbërësit e tjerë, fillojmë me kastravecin e kulluar, vajin e ullirit, lëngun e limonit, thelpinjtë e hudhrës të qëruar, koprrën, pak kripë e pak piper. I grijmë mirë derisa të jenë përzier mirë të gjithë përbërësit.
  3. Salcën e përgatitur e hedhim në një enë qelqi të cilën e mbulojmë me kapak. E lemë në këtë mënyrë përreth një orë përpara se ta shërbejmë.
  4. E servirim salcën tzatziki për të shoqëruar një pjatë me mish në zgarë ose perime.
  5. Ju bëftë mirë!

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top