AjvarFeatured

Category: 

Avjar është një lloj salce e përgatitur me speca të kuqe, tradicionale në Kosovë dhe Maqedoni.

Super easy
Cheap
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 4 Person(s)

Ajvar

  • 15 kg speca te kuq
  • 700 ml vaj ulliri
  • 30 gr sheqer

Ajvar Directions

  1. Speckat pasi ti kemi larë dhe fshirë me një rrobë, i pjekim mbi një skarë ose dhe mbi pllakën e sobës. I lemë të ftohen për pak kohë dhe i pastrojmë nga lëkura dhe nga farat.
  2. Më pas i lemë në një enë të kullojnë për gati një orë. Pasi kanë pushuar, i grijmë dhe i hedhim në një enë të madhe ku më parë kemi hedhur gjysmën e masës së vajit.
  3. Pasi i kemi hedhur në enë, i vendosim në zjarre. Zjarri duhet të jetë gjithmonë i ngadalshëm në mënyrë që nxehtësia të jetë në minimum sepse zjarri i shpejt krijon djegie në fund të enës. Ideale për të përgatitur ajvar është soba me dru.
  4. E përziejmë dalëngadalë ajvar-in dhe mbas 30 minutash shtojmë edhe masën tjetër të vajit së bashku me sheqerin.
  5. Vazhdojmë  ta  përziejmë ngadalë derisa masa të trashet.Ajvari është gati. E hedhim nëpër vazo masën e përgatitur, i mbyllim fort vazot dhe i vendosim në një enë me ujë dhe i ziejmë me qëllim që të ruhet masa për një kohë të gjatë.
  6. Ju bëftë mirë!

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top