KadaifFeatured

Category: 

Kadaifi së bashku me bakllavanë janë ëmbëlsirat tipike për festat e fundvitit për gjithë shqiptarët. Ne e kemi përgatitur kadaifin në një mënyrë tjetër, duke i bërë rolè copat. Në këtë mënyrë prezantohet më bukur dhe është më i lehtë për tu shërbyer.

Easy
Fairly cheap
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 12 Person(s)

Perberesit per kadaif

  • 1 kg kadaif
  • 600 gr arra te qeruara
  • 2 luge kanelle pluhur
  • 150 gr galete ( buke e thekur e grire )
  • 2 luge konjak
  • 2 luge sheqer
  • 250 gr gjalpe i shkrire

Perberesit per sherbetin

  • 1.7 kg sheqer
  • 1.2 l uje
  • pak karafil
  • 1 luge leng limoni
  • pak vanilje pluhur ( sipas deshires)

Kadaif Directions

  1. Përgatitja e kadaifit
  2. Si fillim përgatisim mbushjen. Marrim arrat dhe i shtypim me një shishe që të copëtohen pak. Në një enë hedhim arrat e shtypura së bashku me kanellën, 2 lugët e sheqerit, galetën, konjakun. I trazojmë mirë që të përzihen të gjithë përbërësit.
  3. Marrim kadaifin dhe e hapim në fije. E hapim pjesë pjesë. Marrim disa fije, i drejtojmë mirë dhe i hedhim një lugë mbushje. Fillojmë ta bëjmë rolè kadaifin. E vendosim rolenë e përgatitur në tavë. Në këtë mënyrë vazhdojmë derisa të mbarojmë gjithë kadaifin. Pasi i kemi mbaruar i hedhim sipër gjalpin e shkrirë.
  4. Vendosim tavën me kadaif në furrë të nxehtë 100°C përreth 1 orë e më pas 150°C përreth 10 minuta derisa të marrë një ngjyrë të bukur të verdhë. E lemë të ftohet komplet.
  5. Përgatitja e sherbetit
  6. Ndërkohë që kadaifi ftohet përgatisim sherbetin.
  7. Marrim një tenxhere dhe hedhim ujin, e ziejmë dhe më pas hedhim sheqerin, kadaifin, aromën e vaniljes dhe lëngun e limonit. I trazojmë mirë dhe elemë të ziejë për 5 minuta. Më pas e lemë të ftohet deri në 80°C e më pas e hedhim me kujdes mbi kadaifin e ftohtë.
  8. E lemë të ftohet komplet derisa të sherbetoset mirë kadaifi e më pas e shërbejmë. I hedhim në pjatë dhe e shoqërojmë me një verë të gazuar e bardhë.
  9. Ju bëftë mirë!

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top