Tave me pilaf
Category:
Easy
Cheap
Ingredients
For 4 Person(s)
Tave me pilaf
- 700 gr patellxhan
- 400 gr oriz
- 3 veze
- 50 gr gjalp
- 100 gr bizele te konservuara
- 1 karrote
- 1 qepe
- majdanoz
- 200 gr salce domate
- 1 liter supe vegjetale
- 30 gr djath kackavall i grire
- kripe
Tave me pilaf Directions
- Prini patellxhanet ne copa me trashesi rreth gjysem centimetri me gjithe lekure. Zieni vezet, qerojini dhe prijini ne feta. Ne nje tenxhere hidhni gjysmen e gjalpit, karroten, majdanozin, qepen e grire dhe orizin. Dhe lereni pak ne zjarr. Me pas shtoni salcen e domates dhe lereni orizin te zjeje pak derisa te jete al dente, duke e lagur pak nga pak me supen e nxehte.
- Shtoni gjalpin e mbetur, djathin dhe kripen. Ndizni furren ne 200°. Mbulojeni taven me nje leter furre, shtroni fetat e patelxhanit, pastaj nje shtrese oriz, me pas vezet e keshtu me rradhe. Perfundoni me patellxhanat, mbulojeni me leter furre dhe lereni te piqet per 30 minuta. Me pas lereni te ftohet.
- Ju befte mire !
|