Briam
Category:
Super easy
Cheap
Ingredients
For 6 Person(s)
Briam
- 300 gr domate te buta
- 0.5 filxhan caji vaj
- piper i zi i fresket
- pak sheqer
- 0.33 e tufes majdanoz
- djathe i bardhe per servirje
- 200 gr kunguj
- 300 gr patellxhane mesatar
- 200 gr patate
- 200 gr qepe
- 2 thelpinj hudher
- 250 gr bishtaja te fresketa ose frigoriferi
- kripe
Briam Directions
- Pastrojme dhe presim patellxhanet ne rrath rreth 2 cm. I fusim ne nje tas me uje te ftohte dhe kripe, i leme per 20 min qe tu iki shija e hidhur. Pastrojme dhe kungujt, patatet dhe qepet duke i prere ne rrathe.
- Pastrojme hudhrat dhe i grijme imet. Nese perdorim bishtaja te fresketa, i lajme dhe i kullojme, u heqim bishtat dhe i presim rreth 4 cm. Lajme dhe pastrojme dhe domatet dhe i presim dhe keto ne feta. Gradojme furren ne 180*C.
- Kullojme patellxhanet dhe i fshijme. Ne nje tigan te thelle ngrohim vajin ne zjarr te forte. Skuqim patellxhanet duke i kthyer ne te dyja anet vetem njehere sa te marrin ngjyre. I heqim nga tigani dhe i vendosim ne nje kullese dhe me nje luge i shtypim qe tu dale vaji. Vajin e ruajme.
- Patellxhanet i vendosim ne nje tepsi. Keshtu vazhdojme dhe me perimet e tjera duke perfunduar me domaten. Ne cdo shtrese hedhim kripe, piper dhe sheqer. Perziejme vajin qe ruajtem me gjysem filxhani caji uje te nxehte dhe ua hedhim perimeve per siper.
- E mbulojme tepsine me leter alumini dhe e pjekim ne furre per 30 min. Heqim letren e aluminit dhe vazhdojme pjekjen edhe per 30 min te tjera. Pastrojme dhe lajme majdanozin, e grijme holle dhe ua hedhim perimeve persiper dhe e servirim me djathe te bardhe.
- Ju befte mire !
|