Kukurec
Category:
Super easy
Cheap
Ingredients
For 4 Person(s)
Kukurec
- 1 pale zorre qengji
- 300 gr te brendshme
- kripe
- piper
- spec i kuq
- rigon
- 2 luge gjelle yndyre
Kukurec Directions
- Zorrët e qengjit pastrohen mirë dhe lahen duke i kthyer nga të dyja anët. Merren mëlçitë, gjëndrat, dhjamërat, mushkëritë dhe priten në copa kubike mesatare. U hidhet kripë, piper i zi, rigon të cilat përzihen e me pas shkohen me radhë në hell një copë mushkëri, një copë gjendër, një copë mushkëri e kështu me radhë.
- Si të jenë shkuar të gjitha të brendshmet në hell pleksen me zorrët sipër duke i mbuluar këto. Kukureci bëhet më i shijshëm kur piqet në hell, mbi prush ose në furrë me zjarr të ngadaltë në mënyrë që të mos përvëlohet.
- Pasi të jetë skuqur nga të gjitha anët, hiqet nga helli, vendoset në pjatë dhe i hidhet piper i zi i bluar. Gjatë pjekjes në furrë spërkatet me lëngun e vet duke i hedhur edhe pak yndyrë.
Ju befte mire !
|