Petulla te shpejta
Category:
Petullat jane vertet te shijshme kur i shijon te sapo gatuara me mjalte siper e kanelle . Jane te shumta recetat per petullat por ne sot po ju sugjerojme nje recete shume te shpejte e te thjeshte . Mund ta gatuani ne mengjes apo pasdite per familjen tuaj.
Super easy
Cheap
Preparation time
Cooking time
Ingredients
For 4 Person(s)
Petulla
- 200 gr miell
- 300 ml uje i ngrohte
- vaj per skuqje
- 2 veze
- pak kripe
Petulla te shpejta Directions
- Ne nje ene qelqi , sitim me kujdes miellin. Ky proces eshte i rendesishem pasi eviton krijimin e kokrrizave. Hedhim kripen dhe e perziejme pak. Me pas , hedhim dhe dy vezet dhe i trazojme me kujdes .
- Ne hapin tjeter hedhim ujin , i cili duhet te jete i vaket . E trazojme mire brumin e krijuar derisa te arrijme nje mase te njetrajtshme e pa kokrriza . Vendosim ne zjarr tiganin ku kemi hedhur vaj per skuqje . Pasi eshte nxehur hedhim me kujdes me luge pjese nga masa e brumit.
- Mund te jete e nevojshme ti kthejme petullat . Pasi jane skuqur nga te dyja anet , i heqim nga zjarri . Shtojme mjalte sipas deshires dhe pak kanelle pluhur.
- Ju befte mire !
|