Pule me perime Featured

Category: 

Mishi i pulës mund të gatuhet në mënyra nga më të ndryshmet. Në këtë recetë ne e kemi sjellë të gatuar me perime të ndryshme. Kjo është një pjatë shumë e shijshme dhe jo shumë e vështirë në përgatitje.

Super easy
Cheap
Preparation time
Waiting time 30m

Ingredients

For 4 Person(s)

Pule me perime

  • 1 pule
  • 1 qepe
  • 1 karrote
  • 2 dege selinoje
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 1 kungull
  • 2 domate
  • 1 thelpi hudhre
  • 7 luge gjelle vaj ulliri
  • pak kripe
  • pak piper
  • 1 luge gjelle majdanoz i grire holle
  • 1 dege rozmarine
  • 2 gjethe sherebele
  • 1 gote vere e bardhe

Pule me perime Directions

  1. Fillojmë përgatitjen me pastrimin e pulës. E presim në thela të vogla. E lajmë dhe e thajmë me letër kuzhine. Pastrojmë dhe qërojmë perimet me radhë. I presim perimet në copa të vogla. Qepën e grijmë hollë.
  2. Hedhim në një tigan të madh vaj ulliri e më pas shtojmë copat e mishit të pulës. I skuqim mirë nga të dyja anët.
  3. Pasi mishi është skuqur shtojmë qepën e grirë, karrotën dhe selinonë e prerë në copa. Shtojmë gjithashtu dhe degën e rozmarinës, gjethet e sherebelës dhe hudhrën. I lemë disa minuta të kavërdisen e më pas i shuajmë me verë. Lemë të avullojë alkooli i verës e më pas shtojmë perimet e tjera, (specin,kungullin e domatet) të prera në copa. Shtojmë pak kripë e piper dhe mbulojmë tiganin me kapak. Lemë të piqet me zjarr të ngadaltë përreth 30 minuta derisa mishi i pulës të piqet. Nëse e shohim që pula është tharë mund të shtojmë një garuzhde brodo (leng mishi)
  4. Kur mishi është pjekur, fikim zjarrin dhe shtojmë majdanozin e grirë hollë. (Duhet të kemi kujdes që të heqim hudhrën, sherebelën dhe degën e rozmarinës nga tigani).
  5. Hedhim pulën me perime në pjata dhe e shërbejmë të ngrohtë.
  6. Ju bëftë mirë!

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top