Tave kosi
Category:
Tava e kosit është një nga gjellët më karakteristike shqiptare. Ajo përgatitet me mish qengji ose dashi, vezë e kos e pak oriz. Mund të gatuhet edhe pa oriz, por ne në këtë recetë e kemi përdorur pak oriz.
Do të ishte ideale nëse tava do të piqej në furrë druri.
Easy
Fairly cheap
Ingredients
For 4 Person(s)
Tave kosi
- 700 gr mish qengji
- 50 gr gjalpe
- 3 veze
- 1200 ml kos i bardhe
- 2 luge gjelle miell
- 1 luge gjelle oriz
- pak kripe
- pak piper
Tave kosi Directions
- Zakonisht tava e kosit përgatitet me mish qengji por mund ta përgatisim edhe me mish dashi. Nëse e përgatisim me këtë të fundit, duhet ta vendosim më parë të ziejë në një tenxhere me ujë. E më pas vazhdojmë përgatitjen si më poshtë, si me mish qengji.
- Marrim mishin e qengjit dhe e sistemojmë në tavë. E lyejmë sipër me gjalpë dhe e vendosim në furrë që të piqet. E lemë të piqet derisa mishi të marrë një ngjyrë të bukur si në të kuqërremtë, ( shtojmë pak ujë nëse e shohim që mishi po thahet shumë dhe e lemë të skuqet). Në këtë moment e heqim nga furra.
- Ndërkohë në një tenxhere hedhim gjalpin e mbetur dhe pak miell. I kaurdisim mirë së bashku derisa mielli të zverdhet. Duhet të kemi kujdes që ta trazojmë gjithmonë në mënyrë që të mos djegim miellin.
- Kur mielli të jetë zverdhur shtojmë me kujdes lëngun e mishit të holluar me pak ujë( e kullojmë me kujdes që të mos digjemi lëngun e mishit nga tava që tia shtojmë miellit). E trazojmë mirë që të mos krijohen kokrriza me miell. E vendosim të ziejë duke e trazuar gjithmonë dhe kur salca të jetë trashur e heqim nga zjarri. E lemë të ftohet pak.
- Në një enë qelqi të madhe hedhim vezët, i rrahim pak, shtojmë pak kripë, pak piper dhe kosin. I trazojmë mirë bashkë. Më pas shtojmë edhe salcën e miellit. I përziejmë bashkë.
- Në tavën që kishim mishin shtojmë pak oriz, sistemojmë mirë mishin sipër orizit dhe shtojmë gjithë masën e përgatitur. (Mund ti shtojmë sipër disa copa gjalpi nëse dëshirojmë).
- Vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë 220°C përreth 20-30 minuta ose derisa të shohim që tava sipër ka krijuar një ngjyrë të bukur të artë.
- Nxjerrim tavën nga furra dhe e shërbejmë gjellën të ngrohtë të shoqëruar ne feta buke të thekur.
- Ju bëftë mirë !
|