Risoto me fruta detiFeatured

Category: 

Rizoto me fruta deti eshte nje pjate e pare tipike Italiane, e shijshme si ne muajt e ftohte te dimrit, po ashtu edhe ne ato te nxehte te veres. Sigurisht, rizotoja me fruta deti, si cdo pjate tjeter e ditit, ka nje rezultat te shkelqyer nese per pergatitjen e tij perdoren produkte te freskta deti. Edhe pse mund te duket si nje pjate e veshtire, rizotoja me fruta deti nuk kerkon ndonje mjeshteri ne kuzhine, mjafton qe te zgjidhet me kujdes frutat e detit qe do te perdoren dhe armatosuni me durim.

 

Super easy
Cheap

Ingredients

For 4 Person(s)

Rizoto me fruta deti

  • 1 Liter Leng i pergatitur peshku
  • 1 Gote Vere e Bardhe
  • 400 Gr Oriz
  • 200 Gr Karkaleca
  • 400 Gr Midhje
  • 400 Gr Vongole
  • 400 Gr Kallamar
  • 1 Luge gjelle Majdanoz
  • 1 Thelb Hurdher
  • 1 Kokerr Qepe
  • 1 Dege Selino
  • 1 Aq sa duhet Vaj Ulliri, Kripe, Piper

Risoto me fruta deti Directions

  1. Per gatimin e midhjeve dhe vongole, Marrim dy tenxhere te thella dhe ne njeren hedhim vongolet ne tjetren midhjet. I mbulojme me kapak dhe i gatuajme ne zjarr te forte derisa guckat e te dy molusqeve te hapen (zakonisht nevojiten 5-7 minuta). Kur te jene gati, fikim zjarrin dhe filtrojme lengun e tyre me ane te nje kulluese duke e bashkuar me lengun e koncentrates apo te peshkut. Ne kete pike heqim levozhgen e midhjeve dhe vongole duke mbajtur menjane disa prej tyre te plota te cilat do te na sherbejne per zbukurimin e pjates perfundimtare. Me pas gatuajme kallamaret; presim selinon dhe karroten shume holle dhe i kaverdisim ne vaj ulliri bashke me hudhren e shtypur (te cilen do ta eleminojme ne fund). Shtojme kallamaret, i shuajme me gjysme gote vere te bardhe dhe i leme te gatuhen derisa te jene zbutur duke i shtuar ndonje garuzhde leng. Nderkohe pregatisim orizin; ne nje tenxhere te thelle kaverdisim ne vaj ulliri qepen e prere holle ne zjarr shume te ulet. Kur qepa te jete bere transparente, shtojme orizin per rizoto dhe e shuajme me gjysme gote vere te bardhe. Kur kjo te kete avulluar, shtojme pak nga pak lengun e molusqeve, e rregullojme me kripe dhe piper dhe e leme te gatuhet derisa orizi te jete gati. Orizit tashme te pregatitur, i shtojme kallamaret, karkalecat, midhjet, vongolet, majdanozin e grire dhe e leme ne zjarr te avashem edhe per 5 minuta te tjera duke i perziere here pas here dhe duke i shtuar ndonje garuzhde leng peshku. E leme te pushoje rizoton per disa minuta ne zjarr te fikur dhe e servirim neper pjata duke e zbukuruar me ndonje midhje apo vongole me guacke.

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top