Spaghetti me fruta deti
Category:
Makaronat spaghetti me fruta deti janë shumë të shijshme, sidomos kur frutat e detit janë të freskëta. Këtë pjatë mund ta gatuani edhe me fruta deti të ngrira, por shija nuk do të jetë e njëjtë.
Easy
Fairly expensive
Preparation time
Cooking time
Ingredients
For 4 Person(s)
Makarona me fruta deti
- 400 gr makarona te gjata
- 700 gr fruta deti miks ( karkaleca deti,midhje, molusqe, kallamare te vegjel)
- 6 luge gjelle vaj ulliri
- 2 domate
- 3 thelpinj hudhre
- 1 spec djeges
- pak kripe
- pak piper
- pak majdanoz te grire
- 100 ml vere te bardhe
Spaghetti me fruta deti Directions
- Pergatitja e frutave te detit
- Si fillim vendosim molusqet në një tenxhere të madhe me ujë të ftohtë, në mënyrë që tu dali rëra. Duhet ti lemë përreth 2 orë në ujë. Më pas i nxjerrim nga uji dhe i kullojmë. Pastrojmë midhjet mirë, duke i gërryer anët që të mos ketë papastërti. Lajmë dhe pastrojmë edhe kallamarët dhe i presim në copa nëse janë të mëdhenj.
- Në një tigan hedhim vaj ulliri, thelpinjtë e hudhrës dhe specin djegës. I vendosim në zjarr dhe kur shohim që hudhra fillon të skuqet shtojmë molusqet. Pas disa minutash në zjarr ata do të hapen komplet, (nxjerrim jashtë tiganit molusqet e pahapura). Hedhim verën e bardhë në to. Sapo të ketë avulluar alkooli, shtojmë midhjet e pastruara. Pasi janë hapur dhe midhjet shtojmë domaten e grirë hollë. I hedhim pak kripë e pak piper dhe i trazojmë.
- Pergatitja e makaronave spaghetti
- Ndërkohë vendosim një tenxhere me ujë e kripë në zjarr dhe kur të marrë valë uji hedhim makaronat të ziejnë. Kur të shohim që salca në tigan po trashet shtojmë kallamarët dhe karkalecat. Mbulojmë me kapak dhe e lemë të ziejë me zjarr të ngadaltë derisa makaronat të ziejnë.
- Kullojmë makaronat dhe i bashkojmë me salcën e përgatitur. I përziejmë mirë dhe sipër i hedhim majdanoz të grirë. Mbushim pjatat me makarona dhe i servirim të ngrohta me pak piper sipër sipas dëshirës.
- Ju befte mire !
|