Byrek me mishFeatured

Category: 

Byreku me mish një pjatë unike në tryezë e cila mund të përdoret si antipastë e shoqëruar me një gotë vere të kuqe.

Easy
Fairly cheap
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 6 Person(s)

Perberesit per brumin

  • 350 gr miell
  • pak kripe
  • 10 ml vaj ulliri
  • 150 ml uje i vaket

Per mbushjen e byrekut

  • 300 gr ragu ose mish i grire
  • 2 kokrra qepe mesatare
  • 200 gr salce domate
  • 300 gr pete te thata
  • pak kripe
  • vaj ulliri
  • pak piper

Byrek me mish Directions

  1. Si fillim përgatisim brumin për petët. Hedhim miellin në një ene qelqi ku shtojmë rreth 150 ml ujë te vaket, vaj ulliri dhe pak kripe. E ngjeshim brumin mirë derisa të arrijmë një masë homogjene. E mbulojmë me pecetë kuzhine enën ku kemi brumin dhe e lemë të pushojë përreth 20 minuta.
  2. Ndërkohë vazhdojmë me përgatitjen e mbushjes se byrekut.Ne një tigan, skuqim qepen e prere ne kube me pak vaj ulliri. Pasi qepa është kaverdisur, shtojmë salcën e domates. Me pas shtojmë mishin dhe i leme për disa minuta ne zjarr.
  3. Shtojmë kripe dhe pak piper.Pasi kemi hapur petët në tavë, shtojmë mbushjen. Sipër shtojmë dhe disa pete të thata. Në këtë mënyrë byreku merr një shije të veçantë.Shtojmë dhe 2-3 petë të tjera duke hedhur pak vaj ulliri midis petëve.
  4. Mbyllim byrekun dhe më pas shtojmë dhe petën e fundit.Përpara se ta pjekim, byrekun duhet ta presim.Byrekun e pjekim në furë në temperaturën 200°C për 40 minuta! Me pas e servirim te ngrohte.
  5. Ju bëftë mirë! 

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top