Byrek me kungulleshkaFeatured

Category: 
Easy
Cheap

Ingredients

For 4 Person(s)

Byrek me kungulleshka

  • 10 pete
  • 1 kg kungulleshka
  • 4 kokrra veze
  • 1 kg qumesht
  • 1 tufe koper
  • 50 gr gjalpe
  • 3 luge vaj ulliri
  • pak kripe

Byrek me kungulleshka Directions

  1. Përgatisim kungulleshkat duke i grirë në rende dhe i lëmë në kullorse për të kulluar ujin. Në një tigan hedhim dy lugë vaj ulliri dhe një lugë gjalpë dhe e skuqim pak kungulleshkat. Pastaj hedhim qumështin por duke lënë një gotë që të njomën petët kur renditen. Rrahim 3 kokrra vezë dhe i shtojmë pasi të jetë ftohur pak kungulli në tigan, hedhim dhe koperin e grirë hollë dhe vazhdojmë shtrimin e byrekut.
  2. Një kokërr veze e rrahim dhe e hedhim në një gotë me qumësht ku kemi hedhur edhe 1 luge vaj. Shtojmë petën e parë pasi e kemi lyer tepsinë me gjalpë dhe e spërkasim me përgatitjen që kemi në gotë. Në mes hedhim gjellën e përgatitur dhe vazhdojmë renditjen. Pasi mbarojmë shtrimin hedhim qumështin e mbetur nga gota dhe gjysmën e gjalpit të shtrirë më parë.
  3. E fusim në furrë e ngrohur më parë për pjekje. Temperatura 200°C dhe pas 20 minutash e ulim temperaturën në 150°C dhe e lëmë dhe për 20 minuta të tjera. Më pas e fikim dhe e lëmë edhe 10 minuta të kullojë dhe e nxjerrim nga furri dhe e mbulojmë me një tepsi tjetër për 10 min. Sa të ftohet pak e presim në feta dhe e shërbejmë. Sipas dëshirës mund dhe të shtoni pak sheqer.
  4. Ju bëftë mirë !

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top