Rizoto me luleshtrydhe
Category:
Rizoto me luleshtrydhe është një pjatë e rafinuar. Kjo recetë është shumë e thjeshtë por që ka një shije shumë delikate. Këtë pjatë mund ta përgatisni dhe për një darkë romantike dhe do të ketë shumë efekt te personi që e shijon.
Super easy
Cheap
Preparation time
Cooking time
Ingredients
For 4 Person(s)
Rizoto
- 300 gr oriz
- 15 luleshtrydhe
- 1 qepe e vogel
- 2 luge vaj ulliri
- 200 ml vere e bardhe e athet ose spumante
- pak kripe
- pak piper te kuq
- 30 gr gjalpe
- 250 gr djathe parmixhan i grire
- pak majdanoz i grire holle
Rizoto me luleshtrydhe Directions
- Si fillim presim luleshtrydhet në copa ( lemë dy-tre luleshtrydhe të plota për zbukurim).I vendosim të marinohen në verë.Ndërkohë presim qepën hollë dhe e skuqim ngadalë në një tenxhere me pak vaj. Shtojmë orizin në të dhe e kavërdisim së bashku me qepën.
- E shuajmë me pas me verën duke kulluar luleshtrydhet.I hedhim pak kripë, piperin e kuq të grirë pak trashë.I shtojmë ujë të ngrohtë ose brodo perimesh ngadalë derisa orizi të jetë zier. Kur orizi të jetë gjysëm i zier është momenti që të shtojmë luleshtrydhet. E trazojmë ngadalë.
- Në fund heqim rizoton nga zjarri dhe i hedhim gjalpin e parmixhanin dhe e trazojmë me kujdes.E përfundojmë rizoton me majdanoz të grirë hollë dhe disa luleshtrydhe të ndara gjysëm.Shërbejmë rizoton me luleshtrydhe të ngrohtë të shoqëruar me një gotë verë të bardhë të mirë.
- Ju bëftë mirë!
|