Rrepa turshiFeatured

Category: 

Rrepa turshi kanë një shije majhoshe sepse ëmbëlsia e tyre lidhet bukur me thartësinë e uthullës. Të përgatitura në këtë mënyrë kemi një pjatë të shijshme që shkon shumë me pjatanca djathrash o sallamrash të ndryshëm. Shtysë për përgatitjen e kësaj receta na e dha një lexuese e rregullt e faqes tone, Antigona.

Super easy
Cheap
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 4 Person(s)

Perberesit per rrepa turshi

  • 3 rrepa te kuqe
  • pak rozmarine
  • 2 qepe te njoma
  • 2 luge gjelle vaj ulliri

Perberesit per lengun e kripur

  • 1 qepe e kuqe
  • 1 luge kafeje kripe
  • 100 ml uthull e kuqe
  • 60 gr sheqer
  • 120 ml uje

Rrepa turshi Directions

  1. Pasi kemi qëruar e larë rrepat i vendosim mbi një letër alumini. Sipër i hedhim rozmarinë, qepët të plota siç janë dhe vaj ulliri. Mbyllim letrën e aluminit si karamele dhe e vendosim në furrë të nxehtë 200°C. I pjekim përreth 30 minuta.
  2. Më pas i nxjerrim nga furri dhe i lemë të ftohen.Pasi janë ftohur i presim në feta me një trashësi rreth 1-2cm.
  3. Presim dhe qepën e kuqe në feta. Vendosim në një vazo qelqi ( rreth 250 gr) një fetë rrepe dhe një fetë qepe, vazhdojmë kështu duke i alternuar derisa të mbarojnë përbërësit.
  4. Në një tenxhere hedhim ujin, uthullën, kripën e sheqerin dhe i ziejmë.Hedhim lëngun e nxehtë në vazo mbi rrepat. Mbyllim vazon me kapak dhe e lemë të pushojë nga 3 deri në 6 ditë përpara se ti shërbejmë.Servirim rrepa turshi siç janë me pak vaj ulliri sipër ose i përziejmë me sallata të ndryshme.
  5. Ju bëftë mirë !

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top