Tiramisu Featured

Category: 

Tiramisuja është ëmbëlsira italiane më e njohur në gjithë botën. Thuhet se kjo ëmbëlsirë e ka origjinën në Siena (Toskanë). Rreth shekullit të XVII disa pastiçierë vendosën të përgatisnin një ëmbëlsirë në nderim të Dukës së Toskanës Cosimo de Medici. Ata menduan të bënin një ëmbëlsirë me përbërës të thjeshtë, por jashtëzakonisht e shijshme.

Super easy
Cheap
Preparation time

Ingredients

For 6 Person(s)

Tiramisu

  • 400 gr biskota te gjata Savoiardi
  • 500 gr Maskarpone (lloj djathi)
  • 6 veze
  • 130 gr sheqer
  • pak kakako pluhur
  • 3 filxhan kafe ekspres

Tiramisu Directions

  1. Si fillim përgatisim kafenë për të lagur biskotat dhe e lemë të ftohet pak. Ndërkohë në një tas të madh rrahim të bardhat e vezëve derisa të bëhet një shkumë e vërtetë me ngjyrë të bardhë. Në një tas tjetër rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin. I rrahim fort derisa masa të bëhet në ngjyrë e verdhë e hapur. Shtojmë në të edhe maskarponen dhe e trazojmë mirë. Bashkojmë edhe të bardhat e vezëve të rrahura. I trazojmë me kujdes. Kremi i tiramisusë është gati.
  2. Në një tavë të gjatë shtrojmë një pjesë me biskota të cilat i kemi lagur më parë me kafe. I mbulojmë me një shtresë kremi dhe sipër me anë të një site i hedhim kakao pluhur. Shtrojmë edhe një shtresë tjetër biskota të lagura me kafe. I mbulojmë përsëri me një shtresë kremi dhe përfundojmë tiramisunë me një shtresë kakao pluhur. E vendosim ëmbëlsirën në frigorifer për disa orë përpara se ta shërbejmë.
  3. Ju bëftë mirë !

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top