Salce kima
Category:
Kima (ose e quajtur tjetër ragu) është një salcë me bazë mishi të grirë, të cilën mund ta përdorim për ta përzier me makarona, oriz, perime të ndryshme, etj. Kjo lloj salce kërkon pak kohë në zierje, por përfundimi ia vlen mundimin e bërë.
Për përgatitjen e kësaj salce ka disa receta, mund të përgatitet vetëm me një lloj mishi, mund ti shtosh edhe salçiçe, por ne e kemi përgatitur me dy lloj mishi. Kima -në e përgatitur mund ta vendosim në ngrirje dhe e përdorim kur të na duhet.
Super easy
Cheap
Preparation time
Cooking time
Ingredients
For 6 Person(s)
Salce kima
- 250 gr mish vici i grire
- 250 gr mish derri i grire
- 2 qepe
- 2 karrota
- 2 dege selinoje
- 300 gr salce domate
- 1 gote vere e kuqe
- pak piper
- pak kripe
- 3 gjethe dafine
- 3 luge vaj ulliri
Salce kima Directions
- Fillojmë të qërojmë e pastrojmë qepët dhe karrotat. Pastrojmë e lajmë selinonë. Me një grirës elektrik ose me thikë grijmë hollë qepën, karrotat dhe selinonë.
- Në një tenxhere të thellë hedhim vaj ulliri dhe shtojmë në të perimet e grira. I lëmë të zbuten e të kavërdisen mirë. Më pas shtojmë edhe mishin e grirë ( të dy llojet e mishit). E trazojmë vazhdimisht dhe e lemë me zjarr të fortë derisa mishi të jetë skuqur mirë. Pastaj e shuajmë më verën e kuqe. E lemë derisa alkooli të jetë avulluar.
- Pastaj shtojmë salcën e domates. Shtojmë edhe gjethet e dafinës. Pasi disa minutash që ka filluar zierjen mund të shtojmë edhe një gotë ojë ose brodo (kliko këtu për recetën).
- Ulim zjarrin, mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë të ziejë përreth 2 orë duke e trazuar herë pas here.
- Pak para se ta heqim nga zjarri i hedhim kripë e piper, e trazojmë mirë. Raguja është gati. Mund ta shërbejmë me makarona sipas dëshirës.
- Ju befte mire !
|