Salca beshamel
Category:
Salca beshamel është një salcë që gjen një përdorim të gjerë në kuzhinën italiane, franceze, angleze dhe jo vetëm. Kjo salcë e bardhë është e njohur kudo.
Thuhet që salca beshamel merr emrin nga shpikësi i saj qe quhej Louis de Béchameil , markez i Nointel, chef ne hotelin e Louis XV në Francë. Nga fundi i shekullit të XVIII salca béchameil mori emrin béchamelle.
Super easy
Cheap
Preparation time
Cooking time
Ingredients
For 4 Person(s)
Beshamel
- 1 liter qumesht
- 100 gr gjalpe
- 100 gr miell
- pak kripe
- pak arre moskat
Salca beshamel Directions
- Fillojmë përgatitjen e beshamelës duke vënë në një tenxhere gjalpin, e vëmë në zjarr dhe e lëmë të shkrijë, më pas hedhim miellin me sitë, e trazojmë me kujdes në mënyrë që të mos krijohen kokërrza. E lëmë në zjarr derisa mielli të marrë një ngjyrë lajthie të hapur.
- Pastaj e heqim nga zjarri dhe i hedhim qumështin e vakët, e trazojmë fort dhe e vëmë përsëri tenxheren në zjarr të ulët. Duhet të kemi kujdes që mos të ngjitet ne fund, duhet ta trazojmë shpesh. E lëmë në zjarr përreth 15-20 minuta, derisa të shohim që salca është trashur.
- Salca beshamel është gati dhe mund ta përdorim për të gjitha recetat tona.
- Ju befte mire !
|