Strudel me molle
Easy
Cheap
Ingredients
For 4 Person(s)
Strudel
- 1 kokerr veze
- 2 luge gjelle gjalpe
- 3 kokrra molle
- 2 filxhan kafeje sheqer
- 1 luge gjelle buke e grire
- pak kanelle dhe karafil
Strudel me molle Directions
- Mielli i situr hidhet në tryezë, hapim një gropë ku hedhim vezët, gjalpin dhe ujin. Zihet brumi i fortë edhe lihet të qëndrojë për 20-30 min. Pastaj hapen petat e holla. Petën e spërkasim me gjalpë, mbulohet me mollë të grira hollë dhe të spërkatura me sheqer të përzier me bukë të bardhë të tharë, e shtypur holle me kanellë pluhur. Mbështillet në formë roleje. Vendoset në tepsi edhe lyhet me gjalpë. Shpohet në disa vende me majë të thikës edhe vihet të piqet në temperaturë 200-250 gradë për 25-30 minuta. Pas pjekjes i hidhet sheqeri pudër.
- Përgatitja e mollëve: i qërojmë, i pastrojmë, i presim në feta të holla, në rast se janë të forta i kalojmë në tigan ose në tepsi edhe futen në furrë për t’i zbutur gati 20-30 min, duke i shtuar sheqer dhe pak gjalpë. N.q.s mollët janë të buta trazohen me sheqer e kanellë.
- Për mbushje mund të përdoren: qershi, kajsi etj.
Ju befte mire !
|