Varke buke e mbushur
Category:
Buka e mbushur ne formen e varkes eshte nje recete e shijshme, ideale per tu servirur si nje pjate anesore, ose ne nje aperitiv. Eshte shume e lehte per tu pergatitur: Mjafton te bejme ne forme varke panine te vogla integrale, i heqim tulen e mesit dhe i mbushim me perime, djath dhe proshute. Buka e mbushur ne formen e varkes do te qendroje shume bukur ne darken apo tavolinen e bufes tuaj.
Easy
Fairly cheap
Preparation time
Cooking time
Ingredients
For 8 Serving(s)
Buke e mbushur ne forme varke
- 20 gr Djath Parmixhano
- 40 gr Rikota
- 6 kokrra Veze
- 100 gr Proshute
- 70 gr Bacon
- 4 bishta Qepe e njome
- 1 aq sa duhet Piper
- 2 cope Kunguj
- 3 luge gjelle Vaj Ulliri
- 8 cope Panine Integrale
- 1 cope E verdhe veze
- 1 luge Pana gatimi
Varke buke e mbushur Directions
- Per te pergatitur buken e mbushur ne forme varke, fillojme duke prere dhe hequr tulen e panineve integrale te cilat i kemi blere ose i kemi pergatitur edhe vete.
- Marrim nje tigan jo ngjites, i hedhim 2-3 luge vaj ulliri dhe kaverdisim kubiket e kungujve per rreth 10 minuta.
- Pasi jane gatuar kungujt, i heqim dhe i lem te ftohen.
- Ne nje tas, rrahim vezet sebashku me rikoten.
- Shtojme perimet, bishtat e qepes se njome dhe djathin parmixhan te grire.
- Ne fund shtojme proshutin, ose bacon ne kubike, pak kripe dhe piper ne varesi te preferences.
- Me nje garuzhde, mbushim paninet me rradhe.
- I vendosim ne nje tepsi te cilen e kemi veshur me leter furre.
- Ne nje tas tjeter rrahim nje te verdhe veze dhe me nje furce lyejme buket nga siper.
- I vendosim ne furre per tu pjekur per 25 minuta ne 180 grade per 25 minuta, deri sa te behen te florinjta.
- Mund te serviren te ftohta, ose ne temperaturen e ambjentit, te plota apo ne cope.
- Ju befte mire !
|