Gjel deti i pjekur Featured

Category: 

Gjeli i detit është një karakteristikë e darkës së fundvitit në Shqipëri. Nuk mund ta mendojmë tryezën pa patur në mes të saj mishin e pjekur të gjelit të detit. Ne e kemi pjekur shumë thjesht, veç me kripë e gjalpë, pa shtuar erëza të tjera, por nëse dëshironi mund ti shtoni piper ose ta mbushni me arra.

Super easy
Fairly expensive
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 6 Person(s)

Gjel deti

  • 1 gjel deti 7 - 8 kg
  • 150 gr gjalpe
  • pak kripe te trashe

Gjel deti i pjekur Directions

  1. Pasi e kemi pastruar e larë mirë mishin e gjelit të detit e vendosim mbi një tavë të madhe. Vendosim një palë dorashka e fillojmë ta lyejmë komplet mishin me gjalpë, e fërkojmë ngadalë. Më pas i hedhim edhe kripën duke pasur kujdes që ta spërkasim gjithë mishin me kripë.
  2. Tavën me gjelin e detit e vendosim në furrë të nxehtë 250°C përreth 30 minuta. Pasi e shohim që mishi është i skuqur sipër, e nxjerrim tavën nga furri dhe e kthejmë gjelin nga ana tjetër. E lemë të skuqet edhe nga kjo anë. Më pas i shtojmë dy gota uji dhe e mbulojmë tavën me letër alumini. Ulim temperaturën e furrit në 180-200°C dhe vendosim tavën në të. E lemë mishin të piqet përreth 3 orë. Herë pas here mund ta lagni me pak ujë të ngrohtë.
  3. Pasi mishi është pjekur komplet fikni furrën dhe lëreni mishin të pushojë pak në të. Më pas e vendosim në tavë dhe e shërbejmë të ngrohtë.
  4. Ju bëftë mirë !

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top