Koke qengji e pjekur ne furre
Category:
Koka e qengjit e pjekur në furrë është një pjatë e dytë e shijshme. Gatuhet me erëza sipër dhe e shoqërojmë me një pjatë patate furre.
Easy
Fairly expensive
Ingredients
For 4 Person(s)
Koke qengji e pjekur ne furre
- 2 koka qengji (te ndara pergjysem)
- pak rozmarine
- pak sherebele
- pak kripe
- pak vaj ulliri
Koke qengji e pjekur ne furre Directions
- Si fillim pastrojmë kokat e qengjit dhe i lajmë me ujë të bollshëm.
- Më pas i shtojmë sipër erëzat e grira ( sherebelën dhe rozmarinën), pak kripë e pak piper.
- ( Nëse keni kohë, mund ti lini në frigorifer përreth një orë për tu marinuar).
- Më pas i vendosim në një tavë i spërkasim sipër me vaj ulliri dhe i pjekim në furrë të nxehtë 180°C përreth një orë.
- I shërbejmë të ngrohta të shoqëruara me një pjatë patate furre.
- Ju bëftë mirë !
|