Brinje derri ne furre me patate
Category:
Brinjë derri në furrë me patate është një nga ato pjata që duhen provuar patjetër. Përveçse e shijshme është dhe e shpejtë në përgatitje. Mjafton ti fusësh në tavë gjithë përbërësit dhe rezultati është mëse i kënaqshëm. Zakonisht unë këtë pjatë e përgatis në ditët e ftohta, të shoqëruar me një gotë vere të kuqe të mirë, por gjithsecili është i lirë ta përgatisë kur të dojë.
Super easy
Fairly cheap
Preparation time
Cooking time
Ingredients
For 4 Person(s)
Brinje derri me patate
- 1 kg brinje derri
- 500 gr patate
- 2 dega rozmarine
- 2 thelpinj hudher
- 4 luge vaj ulliri
- pak kripe kokerrtrashe
Brinje derri ne furre me patate Directions
- Fillojmë e qërojmë patatet. I lajmë dhe i presim në copa.
- Marrim një tavë dhe hedhim mbi të pak kripë kokërr trashë. Sipër vendosim patatet e brinjët e derrit, ( të cilat duhet të jenë të prera). Shtypim pak thelpinjtë e hudhrës dhe i vëmë mbi to. Marrim rozmarinën dhe e shpërndajmë mbi patatet dhe mishin. I spërkasim me vaj ulliri. Tavën e fusim në furrë të nxehtë 220°C përreth 50-60 minuta duke i kthyer ndonjëherë.
- Më pas hedhim mishin dhe patatet në pjata dhe i shërbejmë të ngrohta me pak piper të grirë sipër sipas dëshirës.
- Ju bëftë mirë!
|