Mish derri me geshtenja dhe kajsi
Category:
Easy
Fairly cheap
Ingredients
For 4 Person(s)
Mish derri
- 1 copë e madhe kofshë derri pa kockë (rreth 1200 gr)
- 20 kajsi pa bërthamë
- 20 gështenja të ziera e të pastruara
- 2 presh të prerë në feta mesatare
- 3 qepë të thata të prera në feta të holla
- 3 karota të prera në feta mesatare
- 2 filxhanë çaji vere të bardhë
- 2 thelpinj hudhra te grira
- 2 luge gjelle mjalte
- 2 gjethe dafine
- 4 kokrra bahar te bluar
- 1 luge kafeje xhinxher i fresket , i grire
- 5 luge gjelle gjalpe
- pak rigon i fresket
- kripe
- piper
Mish derri me geshtenja dhe kajsi Directions
- Ndajeni mishin për së gjati në mes, por pa e prerë deri në fund, në mënyrë që të dalë një fetë e madhe e hollë. Rregullojeni mishin me kripë e piper dhe shtroni gështenjat, kajsitë dhe rigonin. Mbështilleni në formë roleje dhe lidheni me spango në mënyrë që të ruajnë formën.
- Në një tenxhere treteni gjalpin dhe kaurdisni në të qepët, preshët, karotat, hudhrën dhe xhinxherin. Rregullojeni masën me kripë e piper dhe shtrojeni në një enë balte ose pireks. Vendoseni mishin mbi përimet e kaurdisura. Shtoni verën, mjaltin, baharin dhe gjethet e dafinës.
- Mbulojeni enën e baltës dhe piqeni gjellën në furrë në tempëraturë 160° Celsius për rreth 3 orë. Pasi gjella të jetë gati, priteni mishin në feta, spërkateni me salcën e vet dhe mund ta shoqëroni me pure patatesh.
Ju befte mire !
|