Mish derri me molle
Category:
Mishi i derrit i gatuar me mollë është një pjatë e veçantë. Pureja e mollëve i jep mishit një shije më të mirë. Me pak përbërës do të arrijmë të kemi një pjatë speciale që do të lërë të kënaqur të ftuarit.
Easy
Fairly cheap
Preparation time
Cooking time
Ingredients
For 4 Person(s)
Mish derri me molle
- 1 kg mish derri
- 1 qepe e vogel
- 4 kokrra molle
- 1 dege rozmarine
- pak piper
- pak kripe
- 5 luge gjelle vaj ulliri
- 100 ml vere e bardhe
Mish derri me molle Directions
- Marrim mishin e derrit (duhet të jetë një copë e tuli e plotë), dhe e vendosim në një tenxhere presioni ku kemi hedhur vaj ulliri. E skuqim mirë nga të dyja anët. Më pas shtojmë dhe qepën e grirë hollë. E kavërdisim pak dhe pastaj e shuajmë me verë. E lemë me zjarr të fortë derisa të avullojë alkooli. Më pas shtojmë mollët e prera në copa të vogla.
- Hedhim kripë, piper dhe rozmarinën e grirë hollë.
- I trazojmë mirë e më pas shtojmë rreth 300 ml ujë ose brodo. Mbyllim tenxheren e presionit me kapak dhe e lemë të ziejë me zjarr të ngadaltë. Pas 30 minutash heqim tenxheren nga zjarri, ( nëse nuk keni tenxhere presioni, mund ta gatuani edhe në tenxhere normale, por duhet të keni parasysh se koha e pjekjes së mishit do të jetë rreth 1 orë).
- E lemë të ftohet pak, pastaj nxjerrim mishin dhe e presim në fileta. Mollët që janë në tenxhere i shtypim me lugë ose i grijmë me grirësin elektrik.
- Vendosim mishin në pjatë dhe sipër i hedhim purenë e mollës. Servirim pjatën e ngrohtë.
- Ju bëftë mirë!
|