Peshk Koc me Patate
Category:
Peshku është shumë i mirë për shëndetin, këshillohet qe të konsumohet të paktën 2 herë në javë.
Koc në furrë me patate është një pjatë e shijshme, një recetë shumë e lehtë si në përgatitje dhe në të ngrënë.
Easy
Fairly cheap
Ingredients
For 2 Person(s)
Koc ne furre
- 2 peshk koc
- 4 kokrra patate
- 1 limon
- pak vaj ulliri
- pak kripe
- disa ereza te ndryshme(gjethe dafine, dege rozmarine, gjethe sherebele )
- 2 thelpinj hudhra
Peshk Koc me Patate Directions
- Pasi kemi larë mirë peshkun e mbushin te barku me erëza të ndryshme, hudhër e disa feta limoni. Qërojmë patatet dhe i presim në feta horizontalisht. Marrim një tavë, i vendosim letër furri ose e spërkasim me pak vaj, shtrojmë patatet, i hedhim pak kripë, sipër i vëmë kocet e përgatitura.
- Shtojmë mbi peshkun fetat e patates, dhe e mbulojmë komplet. I hedhim pak kripë, disa degëza rozmarine e pak vaj. E vëmë në furrë të piqet për gati 40 minuta ne temperaturen 200°C. Peshkun e shërbejmë të ngrohtë, të shoqëruar me patatet.
- Ju bëftë mirë !
|