Supe orizi me melci puleFeatured

Category: 

Supa e orizit është një pjatë shumë e mirë që pëlqehet si nga të mëdhenjtë, por gjithashtu edhe nga fëmijët. Kjo është një pjatë shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Një pjatë që mund të gatuhet mirë edhe nga ata që janë në hapat e para në kuzhinë. 

Easy
Cheap
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 4 Person(s)

Supe orizi me melci pule

  • 150 gr oriz
  • 1.5 l brodo ose uje
  • 2 luge vaj ulliri
  • 1 qepe
  • 200 gr melci pule
  • pak kripe
  • pak piper

Supe orizi me melci pule Directions

  1. Fillojmë përgatitjen duke prerë mëlçitë në copa të vogla.Në një tenxhere hedhim brodon ose ujë. Shtojmë në të orizin e larë, qepën e qëruar, të cilën e lemë të paprerë në mënyrë që të supa të marrë shijen e saj. Gjithashtu shtojmë edhe mëlçitë e prera, pak kripë dhe mbulojmë tenxheren me kapak. E lemë të ziejë me zjarr jo shumë të fortë.
  2. Në gjysmën e zierjes së orizit shtojini një gotë ujë të ftohtë, në këtë mënyrë do të trashet më mirë lëngu. Mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë të ziejë akoma.
  3. Pasi është bërë gati, fikim zjarrin dhe e lemë akoma disa minuta të mbuluar me kapak.Më pas hedhim supën në pjata. I hedhim sipër pak piper sipas dëshirës ose dhe pak lëng limoni.
  4. Shërbejmë supën me mëlçi të ngrohtë.
  5. Ju bëftë mirë !

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top