Noodles – Makarona Orizi me PerimeFeatured

Category: 

Noodles është emri i makaronave të gjata tipike i kuzhinës aziatike e orientale. Janë pak a shumë të ngjashëm me makaronat spageti por ‘noodles’ janë me përbërje të ndryshme si psh. prej soje ose orizi. Në këtë recetë ne përgatisim noodles orizi me perime. Eshtë një pjatë e shijshme që këshillohet të hahet me shkopinj.

Easy
Cheap
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 4 Person(s)

Noodles

  • 300 gr noodles orizi
  • 1 qepe
  • 2 karrota
  • 2 kunguj
  • 2 speca te vegjel (1 i kuq e 1 i gjelber)
  • 1 spec djeges
  • pak kripe
  • pak vaj ulliri
  • pak piper
  • 50 ml salce soje
  • 1 thelpi hudhre

Noodles – Makarona Orizi me Perime Directions

  1. Si fillim marrim perimet dhe i lajmë, qërojmë qepën dhe karrotat. Karrotat, kungujt dhe specat i presim për së gjati.
  2. Hedhim pak vaj ulliri në një tigan. Hedhim në të hudhrat e shtypura dhe specin djegës të prerë në mes. I skuqim pak e më pas shtojmë qepën e grirë hollë. E kavërdisim për disa minuta. E më pas shtojmë specat e prerë për së gjati. Pas kësaj karrotat e kungujt. Duhet të kalojë rreth një minutë nga hedhja e përbërësve një nga e një. Lemë perimet të piqen së bashku përreth 10 minuta. Më pas hedhim në të salcën e sojës. Shtojmë edhe pak kripë nëse është e nevojshme. Ulim pak zjarrin dhe e lemë të piqen edhe për disa minuta kështu. 
  3. Ndërkohë në një tenxhere hedhim ujë e vendosim të ziejë, shtojmë kripë dhe hedhim të ziejë makaronat noodles. I ziejmë përreth 2 minuta. Më pas i kullojmë dhe i bashkojmë me perimet. I përziejmë mirë dhe i hedhim në pjatë. I shërbejmë të ngrohta dhe këshillohen të hahen me shkopinj.
  4. Ju bëftë mirë !

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top