Perime ne avullFeatured

Category: 

Perimet bëjnë shumë mirë për shëndetin tonë, sepse përmbajnë vitamina nga më të ndryshmet. Duhet ti konsumojmë sa më shumë gjatë vakteve. Perimet, në çfarë do lloj mënyre i gatuajmë, nuk duhen të jenë shumë të ziera sepse humbasin të gjitha vlerat ushqyese. Zierja në tenxhere me avull është mënyra më e mirë e më e shëndetshme për të gatuar perimet dhe jo vetëm. Në këtë mënyrë perimet nuk janë në kontakt me ujin dhe ruajnë të gjitha vlerat ushqyese.

Super easy
Cheap

Perime ne avull

Similar recipes

Ingredients

For 4 Person(s)

Perime

  • 2 patate
  • 2 karrota
  • 150 gr lulelaker te bardhe
  • 150 gr brokoli
  • pak kripe
  • vaj ulliri
  • 1 dege rozmarine

Perime ne avull Directions

  1. Marrim perimet i lajmë me ujë të rrjedhshëm. Qërojmë patatet dhe karrotat dhe i presim në copa. Ndajmë dhe lulet e lulelakrës dhe të brokolit. Vemë perimet të ziejnë në tenxheren me avull, i hedhim dhe pak kripë. Ne qofte se dëshironi mund ti shtoni dhe një degë rozmarine për ti dhënë aromë perimeve. Pasi janë zier i vendosim perimet në një pjatancë, i hedhim sipër majdanoz dhe pak vaj. Mund ti shërbejmë si të ngrohta ashtu edhe të ftohta.
  2. Ju bëftë mirë !

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top