Fileto levreku me kungulleshka dhe miell misri
Category:
Easy
Fairly cheap
Ingredients
For 4 Person(s)
Fileto levreku
- 1 levrek 350 gr
- 400 gr kungulleshka
- 200 gr domate
- 400 gr miser
- 3 thelpinj hudhre
- 0.5 gote vere e bardhe
- 5 luge gjelle vaj ulliri
- kripe
- piper
Fileto levreku me kungulleshka dhe miell misri Directions
- Pasi e pastrojmë levrekun, e shfiletojmë. I heqim lëkurën, e presim në kubikë të vegjël dhe e lëmë mënjanë. Presim kungulleshkat sipas dëshirës, domatet në kubikë, majdanozin e grijmë hollë dhe të gjitha i lëmë mënjanë.
- Në një tigan, nxehim vajin e ullirit, hedhim thelpinjtë e hudhrës derisa të zverdhen, i heqim dhe po aty shtojmë kungulleshkat e prera. I skuqim në zjarr të fortë dhe shtojmë domatet e prera. I përziejmë herë pas here dhe i lëmë deri sa të krijojnë një masë homogjene. Shtojmë copat e levrekut dhe pas dy-tre minutash i shuajmë me verë të bardhë.
- Shtojmë kripë, piper dhe majdanozin e grirë hollë dhe i lëmë në zjarr të ngadaltë për disa minuta. Ndërkohë, përgatisim kremin e misrit. Kullojmë misrin nga kutitë dhe e shpëlajmë, e hedhim në mikser së bashku me një lugë vaj ulliri, kripë e piper dhe e miksojmë që të mos ketë copa të pa grira. Të gjithën e kullojmë në një sitë dhe e kemi gati.
- Vendosim kremin e misrit si shtrat dhe sipër tij përgatitjen e perimeve dhe levrekut. E zbukurojmë sipas dëshirës dhe e shërbejmë menjëherë.
- Ju befte mire !
|