Kavateli me Kungull dhe BaconFeatured

Category: 

Kavateli me kungull dhe pancete jane nje pjate e para e shijshme e realizuar me kavateli, nje format paste te fresket. Ato kane nje forme te stergjatur dhe te kthyera nga brenda.

Receta qe ju sygjerojme, e ve ne pah shijen tradicionale dhe xhenuine te kesaj paste. Kubike te shijshem kungulli te pjekur ne furre dhe te aromatizuar me dafine, bashkuar me kubike pancete te kaluar ne tigane, krijojne nje kombinim te parezistueshem.

Super easy
Cheap
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 4 Person(s)

Kavateli

  • 400 gr Kavateli
  • 1 aq sa duhet Kripe, Piper, Vaj ulliri
  • 200 gr Pancete
  • 450 gr Kungull i verdhe

Kavateli me Kungull dhe Bacon Directions

  1. Per te realizuar Kavateli me kungull dhe pancete fillojme te pergatisim kungullin. I pastrojme, i heqim farat, e qerojme dhe e presim ne feta. Me pas ne kubike rreth 1 cm.
  2. Marrim nje tepsi e veshim me leter furre dhe vendosim ne te kubiket e kungullit. I shtojme vaj ulliri, kripe dhe piper dhe i aromatizojme me disa dege dafine.
  3. I pjekim ne furre statike te ngrohur me perpara, per 20 minuta ne 200 grade (ne furre te ventiluar ne 180 grade per 15 minuta)
  4. Kur kungulli te jete zbutur, e heqim nga furra dhe e lem menjane.
  5. Nderkohe merremi me Kavatelit: Vendosim ne zjarre nje tenxhere me uje, e cojme ne zjerje, e kriposim dhe shtojme kavatelit. Mjaftojne 7-8 minuta per te zjere kavatelit, nese jane te fresketa, nese kemi perdorur makarona te paketuara, atehere duhet te zgjasim me disa minuta, minutat e gatimit.
  6. Nderkaq qe pasta gatuhet, ne nje tigane te gjere, vendosim nje fije vaj ulliri dhe ne te hedhim kubiket e pancetes.
  7. I kaverdisim per disa minuta, deri sa te behen roze. Me pas shtojme kubiket e kungujve, qe i poqem ne furre. Sapo te jene zjere makaronat i shtojme tek kungujt dhe pancetes. Te gjitha i kaverdisim per disa minuta. 
  8. Duhet ti servirim te ngrohta.

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top