Supe me peshkFeatured

Category: 

Supe me peshk është një pjatë shumë e shijshme, me bazë peshq të ndryshëm. Duhet pak kohë e durim në përgatitjen e kësaj pjate, por i gjithë mundimi ia vlen kur shijon këtë supë e cila e trasformon drekën në një sukses të vërtetë.

Easy
Fairly expensive
Preparation time
Cooking time

Ingredients

For 4 Person(s)

Supe me peshk

  • 1 kg peshk i ndryshem ( shojze deti, shkrep,shapke,peshk kovac, ngjale deti,peshk bishtuk)
  • 500 gr kallamare
  • 500 gr sepie
  • 2 kg midhje
  • 2 kg xhivalle
  • 500 gr domate te vogla te fresketa
  • 2 dege selinoje
  • 2 qepe
  • 1 karrote
  • pak vaj ulliri
  • pak kripe
  • 1 spec djeges
  • 3 thelpinj hudhre
  • pak majdanoz i grire
  • pak piper
  • 2 gota vere te bardhe

Supe me peshk Directions

  1. Lani mirë gjithë peshkun. Sepiet dhe kallamarët pritini në rrathë. Pastroni karkalecat. Me anën e majës së një thike të mprehtë, prisni të gjithë peshkun në fileto duke pasur kujdes të hiqni të gjitha halat dhe lëkurën. Kockat e peshkut i hidhni në një tenxhere, shtoni 1 qepë, karotën, dhe një degë selinoje. Hidhni në të 1 litër e gjysmë ujë dhe liheni të ziejnë përreth 40-50 minuta. Më pas kullojeni mirë me një copë të pastër lëngun e përgatitur.
  2. Në një tenxhere të madhe hidhni vaj ulliri dhe një thelpi hudhre. Shtoni në të frutat e detit ( midhjet, karkalecat dhe xhivallet). Shuheni me një gotë verë të bardhë dhe lëreni në zjarr derisa të hapen të gjitha frutat e detit. Më pas qërojini dhe lëngun e përgatitur kullojeni mirë.
  3. Në një tjetër tenxhere të madhe ku keni hedhur vaj ulliri skuqni qepen e grirë, hudhrën dhe specin djegës. Shtoni më pas domatet e qëruara e të prera në copa. Pasi janë kavërdisur mirë shtoni një gotë verë të bardhë dhe lëreni të ziejë përreth 20 minuta.
  4. Më pas filloni të shtoni peshkun një nga një. Në fillim shtoni kallamarët, sepiet e më pas peshqit e tjerë duke filluar nga ata që duhet të zihen më shumë ( peshku bishtuk ) e më pas gjithë peshqit e tjerë me radhë. Shtoni pastaj lëngun e përgatitur me frutat e detit dhe lëngun e përgatitur me kockat e peshkut. Hidhini kripë e piper dhe mbulojeni me kapak. Lëreni të ziejë derisa lëngu të trashet. Në fund shtoni frutat e detit. Trazoheni mirë, shtoni majdanoz të grirë hollë.
  5. Supën e përgatitur e hidhni në pjata, sipër vendosni feta buke të thekur të lyera me vaj ulliri e hudhër. Shërbejeni supën të ngrohtë.
  6. Ju bëftë mirë !

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top