Makarona te shkurtra me domate
Category:
Këto makarona janë një pjatë e shëndetshme për fëmijët dhe jo vetëm. Janë një pjatë e shpejtë për tu gatuar. Mjaftojnë pak përbërës dhe në pak minuta do të kemi një pjatë të shijshme.
Super easy
Cheap
Ingredients
For 2 Person(s)
Makarona me domate
- 150 gr makarona te shkurtra
- 2 domate
- 1 qepe e vogel
- pak borzilok
- pak vaj ulliri
- pak kripe
- pak djathe parmixhan i grire
Makarona te shkurtra me domate Directions
- Mbushim me ujë një tenxhere dhe e vemë të ziejë. Kur uji të fillojë të ziejë i hedhim kripë dhe hedhim makaronat. Ndërkohë që makaronat zihen, përgatisim salcën. Në një tigan hedhim pak vaj dhe grijmë hollë qepën. E kavërdisim pak dhe hedhim dhe domatet e grira në rende. Shtojmë pak kripë dhe gjethe borziloku. Mbulojmë tiganin me kapak dhe e lemë të ziejë me zjarr shumë të ulët. Kullojmë makaronat dhe i bashkojmë me salcën në tigan. Makronat i shërbejmë të ngrohtë dhe sipër i hedhim parmixhan të grirë.
- Ju bëftë mirë !
|