Rosto derri e mbushur Featured

Category: 
Easy
Fairly cheap

Ingredients

For 4 Person(s)

Rosto

  • 1.5 kg mish derri per rosto
  • 2 luge mustarde
  • galete
  • kripe
  • piper
  • 1 gote vere e kuqe
  • 1 qepe
  • 1 karote
  • 1 dege selino
  • 2 gjethe dafine
  • 60 ml vaj ulliri

Per mbushjen

  • 150 gr mish vici i grire
  • 1 karote e ndare ne 4 pjese per se gjati
  • 1 presh i plote
  • 0.5 kokerr qepe
  • piper i zi
  • 1 e verdhe veze
  • piper i kuq kokerr
  • 200 gr djathe kackavall
  • arre moskat
  • kripe sipas deshires

Rosto derri e mbushur Directions

  1. Marrim mishin ,e pastrojmë dhe e thajmë me letër kuzhine. Vendoset në tavolinë dhe spërkatet brenda me kripë, piper të zi dhe një gjethe dafinë të copëtuar imët. E mbulojmë me një pecetë të pastër dhe e lëmë mënjanë për 10–15 minuta.
  2. Hedhim në një enë mishin e grirë me pak kripë e piper, shtojmë ½ e qepës të grirë në rende, vezën dhe galetën. Në mishin e rostos bëjmë një xhep me ndihmën e një thike të mprehtë. Marrim një lugë dhe mbushim xhepin me mbushjen e mishit,duke e ngjeshur pak.
  3. Pastaj hedhim copat e preshit dhe karotën e djathin. E mbështjellim mishin dhe kapim me kruajtëse dhëmbësh. E lyejmë me mustardë e galetë dhe e vendosim në tepsi të thellë.
  4. Hedhim vajin e ullirit dhe e vëmë të piqet për një orë me 180 gradë. Në ½ e pjekjes hedhim verën. Pas kësaj ,e spërkasim dhe e kthejmë vazhdimisht që të marrë ngjyrë të njëtrajtshme.

    Ju befte mire !

Be the first to post a review

You must be logged in to review

Top