Torte me Cokollate
Category:
Super easy
Cheap
Preparation time
Cooking time
Ingredients
For 4 Person(s)
Perberesit per bazen
- 2 Filxhan Sheqer i bardhe koker
- 1.75 Filxhan Miell 00
- 0.75 Filxhan Kakao
- 1.5 luge Sode
- 1.5 luge Maja
- 1 luge kafeje Kripe
- 2 kokrra Veze
- 1 Filxhan Qumesht
- 0.5 filxhan Vaj Luledielli
- 2 luge kafeje Ekstrakt vanilje
- 1 filxhan Uje i valuar
- 300 gr Cokollate
- 250 ml Pana per embelsira
Torte me Cokollate Directions
- Filloni duke ngrohur sobën në 175 gradë Celsius. Lyeni me gjalp dhe miell nje tepsi me diametër 22 cm.
- Në një tasë të madh, bashkoni sheqerin, miellin, kakaon, soden, majanë dhe kripën.
- Shtoni vezët, qumështinin , vajin dhe vaniljen, rihini për dy minuta me shpejtësi mesatare në mikser dore. Në fund shto edhe ujin e valuar.
- Mund të të duket sikur është shumë i hollë, por është kështu që duhet të jetë në mënyrë që të rezultojë i butë.
- Piqe për 30 deri në 35 minuta në sobën e ngrohur më përpara, përpara se ta heqesh nga soba, testoje nëse është pjekur me një kunje dhëmbësh ose me majën e një thike.
- Pasi ta keni hequr nga soba, lereni të pushojë për 10 minuta, më pas hiqeni dhe lereni ne pjatancën që do të serviret.
- Ndërkohë që torta ftohet në temperaturën e ambjentit, përgatisim ganashën e cokollatës.
- Marrim 300 gr cokollatë për ëmbëlsira dhe e presim në copa të vogla. Në një tenxhere, vendosim për të zjerë panën për ëmbëlsira. Kur shohim që pana është ngrohur hedhim cokollatën dhe e përzjejmë në mënyrë që të na shkrihet më shpejt dhe në mënyrë të një trajtëshme. I hedhim dhe pak gjalp për ti dhënë shkëlqim salcës tonë të cokollatës.
- Pasi të jetë gati salsa e cokollatës, e hedhim sipër tortës, duke patur kujdes të mbullojë të gjithë sipërfaqen e saj.
|